
Pasi Kuvendi, që në mëngjes, mbajti një minutë heshtje në nderim të deputetit të ndjerë Dritan Prifti.
Homazhet po zhvillohen në ambientet e Muzeut Historik.
Trupi i ish-ministrit do të përcillet për në banesën e fundit në orën 13:00 në varrezat e Shishtufinës.
Pas përpjekjeve të shumta, 49 vjeçari nuk arriti ta mposhtë sëmundjen e tij as me ndihmën e mjekëve të specializuar.
Dritan Prifti ka patur një karrierë të pasur politike ku ka qenë faktor kyç në bashkëpunimin e Partisë Demokratike me Lëvizjen Socialiste për Integrim në vitin 2009.
Veritas.com.al/