Një atentat  të stilit mafioz, që u krye në Sukth të Durrësit i mori jetën Ervin Dalipajt dhe Xhino Dautajt. Emri i Dalipajt është i njohur për mediat, ai kishte arrestuar edhe babain e Saimir Tahirit, ish-ministër i Brendshëm.

Ervin Dalipaj ka mbajtur postin e Shefit Kundër Krimit Ekonomik në Tiranë deri në tetor të vitit 2013, kur u pezullua nga detyra me urdhër të ish-ministrit Tahiri, pasi sipas tij ai nuk e kishte kryer detyrën gjatë operacionit “Fundi i Marrëzisë” për bllokimin e lojërave të fatit.

Ky i fundit akuzohet se ka bashkëpunuar me pronarët për t’i fshehur policisë makineritë e lojërave të fatit.

Ndërsa Xhino Dautaj, i cili ishte pjesë e strukturave të Policisë, shef i krimit në Komisariatin e Policisë Korçë.

Dalipaj dhe shefi i krimit të Korçës ishin dy prej 12 shefave të qarqeve që dekonspiruan këtë aksion mbi “marrëzinë”. Ai gjithashtu akuzohet si i përfshirë në rrëmbimin dhe vrasjen e Gazmend Çollakut më 6 janar të vitit 2016.