(FOTO: Një nga rrugët e Stokholmit me borën që ra këto ditë)

Politikanët e Stokholmit thanë se pulitka e pastrimit të borës sipas “barazisë gjinore” dështoi, madje e solli kryeqytetin Suedez në një gjendje paralize, me spitale që raportojnë numër më të madh të pacientëve që vijnë me kocka të thyer.

Qyteti që dimrin e kaluar vendosi sistemin “feminist” për pastrimin e borës, këtë jave u mbyt në borë që e hodhi qytetin në kaos. Me këtë rast politikanët u detyruan ta quajnë sistemin e dimrit të kaluar si jo sistem eficent.

Qindra mijëra njerëz kanë pasur pasoja, shumica e rrugëve të autobusëve dolën nga përdorimi duke i lënë njerëzit me orë të tëra në radhë.

Më në fund, bora e freskët është pastruar fillimisht nga rrugët kryesore  dhe nga zonat në ndërtim, por jo nga pastruesit e rrugës. Përderisa burra dhe gra ecin më këmbë, madje duke rrëshqitur shpesh herë në akull, kjo e ka bërë sistemin seksist që të konsiderohet i dështuar.

Zëvendës kryetari i Bashkisë së Stokholmit, anëtar i Partisë së Gjelbër, Daniel Helldén, pranoi se “heqja e borës sipas barazisë gjinore” e çoi qytetin në dështim; dhe kërkoi ndjesë para banorëve që si rezultat kanë marrë disa plagë.

/Veritas.com.al/