Një avion i vogël bëri sot ulje të detyrueshme në një plazh të mbushur plot me njerëz afër Lisbonës. Viktima mbetën një burrë 50 vjeçar dhe një vajzë 8 vjeç, që po bënin plazh- si[as raportimeve nga media Portugeze.
Qindra plazhistë ishin në plazhin Caparica, 30 kilometra (20 milje) në jug të Lisbonës. Sipas raportimeve, disa plazhistë vrapuan drejt detit për të shmangur avionin. Avioni i vogël që mbante dy persona në bord dhe u duk që fluturonte me vështirësi, duke cekur rërën e plazhit dhe duke përhapur panik në plazh- thanë dëshmitarët.
Vajza që vdiq ishte me prindërit e saj, të cilët dolën pa u dëmtuar- i tha një dëshmitar kanalit televiziv lokal. Avioni u ul mbi këmbët e burrit që vdiq, i cili ishte i mbështjellë me një peshqir- thanë dëshmitarët.
Askush tjetër nuk u dëmtua.
Veritas.com.al/