Mëngjesin e sotëm, diplomati amerikan ka shkuar në Kryesinë e Kuvendit, ku është takuar me Fatmir Xhafaj, kreun e komisionit të posaçëm të reformës në drejtësi.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Lu vazhdon takimet e shpeshta në kuadër të miratimit të reformës në drejtësi.

Një ditë më parë, Lu u kishte dërguar një letër deputetëve, ku i kërkonte të votojnë reformën më 21 korrik, edhe nëse nuk ka konsensus mes liderëve politikë.

 

Mazhoranca dhe opozita ende nuk kanë arritur qëndrim të përbashkët për reformën, pasi opozita kërkon me ngulm zbatimin e rekomandimit 88 sipas Komisionit të Venecias. Dje, Kryeministri Edi Rama refuzoi propozimin e ri të Partisë Demokratike për të arritur konsensus për reformën në drejtësi.