Dy persona kanë humbur jetën në fshatin Grapsh të Gjirokastrës nga një aksident automobilistik. Njëri është drejtuesi i mjetit A.N. dhe tjetri një nga pasagjerët me iniciale G.Sh.
Pasagjeri i tretë L.M. ndodhet në spital i plagosur.
30-vjeçari A.N. po drejtonte një Ford AA 828 MD kur makina ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Ky është kasi më i përmendur për aksidente automobilistike, sidomos pas ndërtimit të autostradës pak vite më parë.
Policia po punon për të evidentuar shkaqet.
/Veritas.com.al/