Katër kandidatët e primareve të PD për Bashkinë Tiranë vazhdojnë të shpalosin vizionin e tyre për drejtimin e bashkisë së kryeqytetit.
E pyetur gjatë një interviste televizive se si mund të rregullohet Tirana, Adriana Kalaja tha se kjo zgjidhet vetëm me tritol. Madje ajo e paraqiti edhe si slogan të saj ‘Tirana fitohet vetëm me tritol’.
Sipas saj ndërtimi i kullave në kryeqytet është bërë me “porosi dhe urdhëra të mafies së ndërtimit kanë ngushtuar qendrën historike të Tiranës duke i hapur vend ndërtimit të kullave”.
“Tirana shpëtohet me tritol. Kjo nënkupton se çdo kullë pas një auditimi të bërë në bashkinë nëse unë do ta kem fatin ta drejtoj, që rezulon se është ndërtuar mbi një vepër të trashëgimisë kulturore, jo vetëm që do i vihet tritoli, jo vetëm që do bëhet vepra si ka qenë, do veprohet me përgjegjësi penale.