Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, është larguar nga kryeqyteti Kabul për në Taxhikistan, ka thënë të dielën një zyrtar i lartë i Ministrisë së Brendshme afgane, shkruan Reuters
Ndërkohë, një zyrtar taleban i tha Reuters se ata po kontrollonin raportet në lidhje me largimin e Ghani nga vendi.Ndryshe, një zyrtar i lartë i ministrisë së brendshme kishte thënë për Reuters se rebelët talebanë po vinin “nga të gjitha anët” në kryeqytet, por nuk dha detaje të tjera.
Sidoqoftë, nuk kishte raportime për luftime.
Shtetet e Bashkuara evakuuan diplomatët nga ambasada e tyre me helikopter dhe një ministër i qeverisë tha se pushteti do t’i kalonte një administrate të përkohshme.
Zëdhënësi i talebanëve, Zabihullah Mujahid tha në një deklaratë se grupi ishte në bisedime me qeverinë për një dorëzim paqësor të Kabulit.
“Luftëtarët talebanë do të jenë në gatishmëri në të gjitha hyrjet e Kabulit derisa të arrihet një transferim paqësor dhe i kënaqshëm i pushtetit”, citohet një deklaratë.
Hyrja në kryeqytet tregon një përparim rrufe nga talebanët të cilët u dëbuan nga Kabuli 20 vjet më parë nga Shtetet e Bashkuara pas sulmeve të 11 shtatorit.
VERITAS.COM.AL