Presidenti francez, Francois Hollande, iu bëri thirrje sot unionistëve që të pushojnë përpjekjet për të dëmtuar me greva mbarëvajtjen e Euro 2016, teksa kampionati evropian i futbollit ka nisur rrugë.
Franca ka qenë në valën e protestave të industrialistëve, sidomos porsa i përket reformave dhe ligjit të punës.
Tranistët kanë kërcënuar pë një grevë linjën hekurudhore që shërben zonën Stade de France në St Denis, pikërisht në zonën ku do të luhet sot mbasdite ndeshja e parë Euro 2016, mes Francës dhe Rumanisë.
Njëkohësisht, në Marseille u arrestuan dy tifozë anglez gjatë përleshjeve të grupit anglez të tifozëve me tifozët lokal.
Franca, gjithashtu, ndodhet në shkallën më të lartë të alarmit që nga sulmi i xhihadistëve mbi Paris, në Nëntor të vitit të kaluar.
(Sipas BBC)