Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka dekretuar ndryshimet në qeveri, sipas marrëveshjes Rama – Basha.

Ai ka shkarkuar Niko Peleshin nga detyra e zv.kryeministrit dhe në vend të tij ka emëruar zonjën Ledina Mandja.

Fatmir Xhafaj është shkarkuar si ministër i Brendshëm. Në vend të tij vjen Dritan Demirajt.

Ogerta Manastiriliu shkarkohet nga detyra si ministre e Shëndetësisë dhe emërohet mjeku Arben Beqiri.

Olta Xhaçka shkarkohet nga ministre e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe emërohet Xhuljeta Kërtusha.

Arben Ahmetaj shkarkohet nga ministria e Financave dhe vjen Helga Vukaj.

Lindita Nikolla shkarkohet si ministre e Arsimit dhe këtë detyrë e merr Mirela Karabina.

Petrit Vasili shkarkohet si ministër i Drejtësisë dhe vjen Gazmend Bardhi.

Ndryshime ne qeveri kanë për shkak marrëveshjen e re politike mes PS dhe PD për bashkëqeverisje deri në zgjedhjet parlamentare të 25 Qershorit; dhe sipas vëzhguesve politik edhe pas zgjedhjeve në koalicion të përbashkët.

Kuvendi do të mblidhet për votimin e ministrave emër për emër sot pasdite, në seancë të posaçme.

/Veritas.com.al/