Presidenti Barack Obama ka zbuluar se vajza e tij më e vogël e ka tallur këto ditë përmes Snapchat.
Lideri amerikan tha se Sasha e ka regjistruar Obamën duke diskutuar në një darkë familjare dhe këtë e ka postuar në mediat sociale si reagim ndaj miqve të saj.
Kjo nuk është hera e parë që presidenti është diskutuar nga e bija 15 vjeçe mes aktivistëve të mediave online.
Në Korrik, ajo shkroi në Twitter, duke i vënë në radhë mediat në përpjekjet për të zbuluar identitetin e saj.
Por megjithatë mbeti sekret.
Sidoqoftë, një kopje e postimit në Snapchat nuk është bërë publike. Mesazhet e transmetuar në app janë formuluar në atë mënyrë që të fshihen sapo të lexohen, ose në një periudhë të shkurtër kohe. Por gjithnjë ka mundësi për riciklimin e mesazheve.
“Sasha jep instruksione në Snapchat”, tha Obama.
“Një natë kur pas darke, tek po qëndronim, lexova se Snapchat oshte bërë shumë popullor për moshën e saj. Dhe i them: “Pa më trego pak rreth Snapchat.”’
“Kështu ajo nisi të më shpjegojë si bëhet foto më e vogël, si kështu e si ashtu…”.
“Dhe në fund, Michelle dhe unë po qëndronim aty I them: “A nuk është interesant kjo?”
“Nisa të flas me Michelle rreth implikacioneve të mediave sociale dhe rreth gjithë këtyre gjërave”
Po kur ajo na kishte regjistruar gjatë gjithë kohës, dhe pastaj ua nisi gjithë miqve, si përfundim. Në kopertinë vuri këtë shënim: “Ky është babai im duke na dhënë leksione se çfarë do të thotë media sociale”
“Vuri edhe foton e saj, një foto me fytyrën që dukej si e bezdisur nga leksionet”.
Presidenti Obama shtoi se e shoqja, e cila iu bashkua Snapchat-t në Qershor; si dhe vajza më e madhe Malia, e “dashuruan” postimin e Saras.
/ Veritas.com.al/