VIRGINIA HALE

Andrzej Duda është zotuar të “mbrojë fëmijët nga ideologjia LGBT” nëse ai fiton një mandat të dytë në zgjedhjet presidenciale në Poloni më vonë këtë muaj.

Presidenti Polak premtoi se do të ndalojë përhapjen e ideologjisë LGBT në institucionet publike dhe promovimin e homoseksualizmit në shkolla.

“Ashtë një ideologji e huaj. Nuk ka konsent që kjo dukuri të ndodhë në vendin tonë në asnjë mënyrë. ” tha Duda, duke theksuar se “prindërit janë përgjegjës për edukimin seksual të fëmijëve të tyre”.

Të mërkurën, ai zbuloi një “Kartë Familjare” propozimesh që përfshin premtime për ruajtjen dhe zgjerimin e skemave popullore që subvencionojnë pensionistët dhe familjet që kanë fëmijë.

Politikani i partisë Ligj dhe Drejtësi (PiS) premtoi të “mbrojë interesat e familjes” nga rreziqet siç janë pornografia dhe “të mbrojë institucionin e martesës”, duke theksuar se familja nukleare është rrënjosur në traditën Polake dhe është institucioni mbi të cilin shoqëria është e ndërtuar.

Karta e Familjes e partisë-konservatore është në kontrast të mprehtë me “Kartën LGBT +” të nënshkruar më parë nga kundërshtari kryesor i Dudas në garën presidenciale të 28 qershorit, kryetari liberal i Bashkise se Varshavës, Rafal Trzaskowski

Në këtë deklaratë ishte e përfshirë kërkesa që shkollat Polake duhet të adoptojnë mësimdhënie LGBT-gjithëpërfshirëse ’, e cila i përmbahet udhëzimeve të Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH) dhe udhëzimeve të prodhuara nga OKB ‘edukim gjithëpërfshirës seksual’.

Breitbart London më parë raportoi për përmbajtjen e këtyre udhëzimeve, të cilat promovojnë ideologji transgjinore, stilin e jetës homoseksuale dhe “akses te sigurt për abortin”. Ajo gjithashtu inkurajon të ashtuquajturat ‘të drejta seksuale’ të fëmijëve, duke përfshirë që foshnjave nën moshën katër vjeç duhet t’u jepen informacione për “masturbimin e hershëm të fëmijërisë” dhe “të drejtën për të eksploruar identitetet gjinore”.

Premtimi i Dudas për të mbrojtur fëmijët nga ideologjia gjinore është përshkruar nga media globale ndërkombëtare si një “sulm ndaj komunitetit LGBT” dhe se si presidenti “i portretizon njerëzit gay si armiq”.

Duke portretizuar presidentin dhe aleatët e tij të PiS si agresorë në një luftë kulture, Reuters paraqiti një citim nga kandidati i krahut te majtë per president Robert Biedron – i cili është vetë homoseksual – duke e krahasuar Kartën e Familjes me politikat e favorizuara nga ish-kancelari gjerman Adolf Hitler.

“Ky është një dokument radikal që ndan shoqërinë Polake, duke prezantuar standarde që kujtojnë kohërat më brutale të historisë Polake dhe Evropiane,” tha ai.

Duda ka pësuar një rënie të popullaritetit gjatë muajve të fundit për shkak të pasojave ekonomike nga koronavirusi, por gjithsesi mban një epërsi prej dy përqind ndaj TrzaskowskiT, sipas sondazheve të fundit të opinionit publik.

VERITAS.COM.AL