(FOTO: Billboard i ngritur në Malin e Zi ku shpresohet për raporte më të mira mes Amerikes dhe Rusisë)/

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka postuar disa shënime në Twitter, ku ndëshkon ata që kundërshtojnë raportet e mira me Rusinë, dhe i ka quajtur njerëz “budallenj ose idiotë”.

Zoti Trump pohoi se do të punojë me Rusinë “për zgjidhjen disa ose shumë … problemeve presuese dhe çështjeve të BOTËS!”.

Komentet e tij erdhën pasi një raport i Inteligjencies tha se presidenti i Rusisë është përpjekur që të ndihmojë Trump në fitoren e  zgjedhjeve.

Zoti Trump tha se Demokratët janë për tu fajësuar për “neglizhenca trashanike”, dhe prandaj vetëm “njerëz budallenj ose idiotë mund të mendojnë se kjo është gabim”.

Në serinë e postimeve në Twitter të Shtunën, zoti Trump tha se duke pasur raporte të mira me Rusinë, “nuk është gjë e keqe”.

Ai shtoi se Rusia do ta respektojë më shumë Shtetet e Bashkuara duke qenë ky president.

/Veritas.com.al/