Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan ka arritur në St Petersburg me shpresën se do të “rivendosë” lidhjet me Rusinë në bisedime me Presidentin rus Vladimir Putin.
Kjo është vizita e parë jashtë vendit e zotit Erdogan që nga tentativa për grusht shteti muajin e kaluar.
Lidhjet mes dy vendeve ishin dëmtuar që nga kriza e Nëntorit të kaluar kur Turqia rrëzoi një avion ushtarak të Rusisë në kufirin me Sirinë.
Vizita vjen pasi lidhjet e Turqisë me Perëndimin janë ftohur për shkak të kritikave mbi masat e rrepta ndaj komplotuesve të supozuar në grushtin e shtetit.
Para largimit të Turqisë drejt Rusisë. Erdogan iu referua Presidentit Putin si “mik i tij” dhe tha se do që të hapë një faqe të re në lidhjet me Rusinë.
Erdogan demoralizon Perëndimin me këtë vizitë që i bën Putinit.