Gruaja e Presidentit të Nigerisë e ka paralajmëruar të shoqin se mund të mos e mbështesë në zgjedhjet e ardhshme, edhe pse bëri ndryshime në qeveri.
Në një intervistë për BBC, Aisha Buhari tha se presidenti “nuk njeh” shumicën e zyrtarëve të lartë që vetë i ka emëruar. Ajo tha se qeveria ishte “e rrëmbyer”, vetëm pak anëtarë të saj mbështesnin vendimet e presidentit.
Presidenti Buhari është zgjedhur vitin e kaluar duke premtuar se do të luftonte korrupsionin dhe nepotizmin në qeveri.
Vendimi i gruas së tij për të dalë në publik kundër të shoqit, do të shokojë shumë njerëz, por kjo reflekton nivelin e pakënaqësisë me lidershipin presidencial- tha Naziru Mikailu, gazetare e BBC në kryeqytetin Abuja.
Naziru Mikailu tha: “Presidenti nuk njeh 45 nga 50, për shembull, të njerëzve që vetë ka emëruar. Unë nuk i njoh, gjithashtu, pavarësisht se jam gruaja e tij prej 25 vjetësh.”
( BBC- Veritas.com.al)