Në mes të skandalit të shkaktuar nga [princi Harry dhe Meghan Markle pasi vendosën të tërhiqen nga detyrat mbretërore dhe të bëhen të pavarur financiarisht, nëse mund t’u besohet mediave britanike, familja mbretërore po shokohet nga një tjetër skandal.
Sipas “Globe”, 71-vjeçari princi Charles po vdes dhe po e largon gruan e tij 72-vjeçare Camilla nga testamenti prej 1.3 miliardë dollarësh.
Spekulimet për gjendjen e dobët të princit të kurorës britanike u komentuan nga një mjek për mediumin në fjalë, duke iu referuar fotove të princit nga një udhëtim i fundit në Indi. “Gishtat e duarve dhe këmbëve të Charles ishin ënjtur, ndërsa mënyra se si duket tregon qartë se ai është i vetëdijshëm se po i afrohet fundi”, tha mjeku, duke shtuar se ënjtja mund të çojë në “përkeqësim të zemrës dhe në vdekje”.
Globe gjithashtu thekson se princi vendosi ta largonte gruan e tij Camilla nga testamenti, e cila reagoi shumë zhurmshëm ndaj gjithçkaje dhe marrëdhëniet e tyre u përkeqësuan edhe më tej, shkruan KOHA Ditore. Megjithatë, edhe pse lajmi ka tërhequr shumë vëmendje në Britani, nëse mund t’i besohet Gossip Cop dhe faktit që askush nga familja mbretërore nuk u prononcua për lajmin, bëhet fjalë vetëm për spekulime.
Veritas.com.al/