Nga: Amy Norton, HealthDay Reporter
Prindërit, të cilët gjejnë strehim në telefonat e tyre kur fëmijët bëjnë kaprico munden, për një kohe te gjate, t’i përkeqësojnë gjërat, tregon një studim i ri.
Studimi i 183 çifteve me fëmijë të vegjël zbuloi se prindërit e stresuar shpesh i drejtoheshin pajisjeve te tyre elektronike kur merreshin me fëmijët. Dhe kur kjo ishte një model, sjellja e fëmijëve të tyre zakonisht përkeqësohej në muajt në vazhdim.
Studiuesit thanë se gjetjet nuk provojnë se duhen fajësuar smartfonët.
Por ata gjithashtu thanë se studimi ngre shqetësime në lidhje me atë që disa studiues e quajnë “technoference” – ku prindërit janë më pak të pranishëm për fëmijët e tyre, sepse pajisjet digjitale janë vazhdimisht në garë për vëmendjen e tyre.
“Fëmijët e vegjël mund të jenë të vështirë të ‘lexohen’ kështu siç është,” tha studiuesja Dr. Jenny Radesky. “Është me të vërtetë e vështirë t’i lexosh kur je i hutuar nga diçka tjetër. Në përgjithësi, kur je duke u spostuar nder gjëra të ndryshme, nuk je aq i zoti në asnjë prej tyre”.
Fëmijët, nga ana tjetër, frustrohen kur nëna dhe babai duket se heqin vëmendjen prej tyre në një pajisje. “Ata mund të mësojnë se duhet të veprojnë për të marrë vëmendjen”, tha Radesky, një asistent profesor i pediatrisë në Universitetin e Michigan Medical School, në Ann Arbor.
Megjithatë, kjo nuk do të thotë se smartfonë dhe pajisje të tjera janë rrënja e problemit, sipas Yamalis Diaz, një asistent profesor klinik i psikiatrisë infantile dhe adoleshenciale pranë NYU Langone Health, në New York City.
Prindërit që kanë probleme në menaxhimin e sjelljes se fëmijëve të tyre – për arsye të ndryshme – mund të jenë ata që kanë më shumë gjasa të kontrollojnë vazhdimisht telefonat e tyre, tha Diaz, i cili nuk ishte përfshirë në studim.
Përdorimi i pajisjes, shpjegon ajo, mund të jetë një “simptomë” e një çështjeje më të gjerë.
Kjo, tha, ka arsye për t’u shqetësuar në lidhje me teknologjinë mobile të sotme.
Prindërit prej kohësh i janë drejtuar mediave – një shfaqjeje televizive apo një libri – për të bere një pushim nga fëmijët e tyre, tha Radesky.
Por pajisjet celulare mund të ndërhyjnë në ndërveprimet prind-fëmijë në çdo kohë, kudo. Plus, ato thjesht janë më shumë thithëse sesa librat ose TV, sepse ato “përmbajnë tërë jetën tuaj”, shtoi Radesky.
“Është emaili juaj, është puna juaj, është lajmi”, tha ajo. “Ka kërkesa sociale, sepse pritet të jeni të përgjegjshëm ndaj njerëzve të tjerë në mediat sociale”.
Diaz bie dakord se tërheqja e teknologjisë mobile është një çështje. “Ne jemi të shqetësuar rreth uljes se cilësisë në ndërveprimet prind-fëmijë për shkak të përdorimit të teknologjisë – në të dyja palët, prindërit dhe fëmijët”, tha ajo.
Por jo vetëm që kërkesat e jetës i detyrojnë prindërit të jenë në telefon: Siç sugjeron studimi, shumë prindër mund të përdorin pajisjet si një tampon kundër stresit prindëror.
Nëse jeni në shtëpi gjatë gjithë ditës me fëmijët, Radesky tha, mund të jetë një lehtësim për të “parë se çfarë po ndodh në botën e te rriturve”.
Megjithatë, Diaz tha se nëse prindërit zakonisht “duke u fshehur nën telefonat e tyre” për shkak të stresit, ata duhet të kuptojnë burimin e vërtetë të atij stresi.
Studimi, i botuar online se fundmi në revistën “Pediatric Research”, përfshiu çifte me një fëmijë më të vegjël se 6 vjec. Prindërit u intervistuan tre here ne harkun e gjashtë muajve ne lidhje me përdorimin e pajisjes gjatë kohës qe ishin me fëmijët e tyre; nivelin e stresit të prindërve; dhe nëse fëmijët e tyre kishin probleme të sjelljes si shqetësimi, të qenit te frustruar lehtësisht, ose kane shpërthime zemërimi.
Pothuajse të gjithë prindërit thanë se përdorimi i pajisjes se tyre ndërpriste kohën qe kalonin me fëmijët e tyre të paktën një herë në ditë, thanë studiuesit.
Në përgjithësi, sipas studimit, prindërit ishin me shume te stresuar kur fëmijët e tyre kishin më shumë probleme në sjellje. Këta prindër të stresuar kishin më shumë gjasa të përdorin pajisjet gjatë kohës së ndjenjës me familjen. Dhe përdorimi i pajisjeve të prindërve, nga ana tjetër, ishte e lidhur me problemet e përkeqësimit të sjelljes me kalimin e kohës.
Nuk është se prindërit duhet të hedhin telefonat e tyre, ose të jenë “100 për qind të përgjegjshëm” për fëmijët e tyre gjatë gjithë kohës, sipas Radeskyt. Por, duke pasur kohë të lirë për familjen pa pajisjet mobile çdo ditë është vendimtare.
Diaz është dakord. “Kushtojini pak kohë të përqendruar, dhe me cilësi së bashku për t’i treguar fëmijës tuaj se jeni i pranishëm dhe i përgjegjshëm,” këshilloi ajo.
Është gjithashtu e mençur, tha Radesky,të “ndërtosh pak vetëdije për veten” rreth përdorimit të pajisjes suaj: Për shembull, mbani shënim se sa kohë keni shpenzuar në telefon dhe kompjuter- nga momenti qe mund te jete e lehte te humbasësh veten për një ore ose më shumë.
Radesky gjithashtu sugjeroi të mendoni për llojet e përmbajtjes që ju streson, ose mund t’ju bëjë të irrituar me fëmijët tuaj – nëse behet fjale për e-mailet e punës, media sociale apo leximi i lajmit. Kështu qe provoni ti shmangni këta “shkaktarë” kur fëmijët tuaj kanë nevojë për vëmendjen tuaj.
Veritas.com.al/