Elvi Fundo

 PD ka filluar fushtën anëtarësimeve dhe më pas të zgjedhjeve të në organizatën partnere FRPD. Një organizatë rinore e cila ka pasur pres 6 vitesh një kryetar dhe një nënkryetare të komanduar.

 Zgjedhjet në FRPD më shumë sesa përfaqësim vlerash dhe anëtarësim i të rinjve, në fakt u kthyen në një proces korrupsioni politik.

 Korrupsion që fillon dhe mbaron tek PD dhe FRPD, pra në vetë oborrin e partisë më të madhe në opozitë. Fillon dhe mbaron aty, pasi përgjegjësia fillon nga Lulzim Basha dhe zbret më tej tek të gjithë drejtuesit kryesorë të partisë që lejuan të kishte një proces zgjedhor kaq skandaloz dhe të turpshëm.

 Duke analizuar hapat një e nga një rezulton se mënyra e zgjedhur për këtë proces solli korrupsion dhe një garë totalisht të deformuar. Fakt të pranohet nga të tre kandidatët e tërhequr, të cilët braktisën garën jo sepse kishin pak vota, por kërkonin garë të ndershmë dhe jo trafik dhe korrupsion votash. Ky korrupsion filloi menjëherë pas përcaktimit të formulës së antarësimeve. Lista më mijëra anëtarë, socialistë, LSI-stë, punonjës call centerash, studentët e UET e kështu me rradhë. Anëtarësime fiktive dhe thjesht formale për të mbështetur një kandidat. 600 vetë votuan në Vlorë, 1500 anëtarë në listë, në fushatë vetëm 30 të rinj ishin aktivë. A nuk është kjo mënyrë anëtarësimi pa kontrroll një gabim fatal? Jo gjithkush, jo cdo njeri sipas qejfit mund të anëtarësohet on-line, FRPD duhet të kishte filtra dhe listat të verifikoheshin. Vlora dhe Kavaja ishin shembulli më skandaloz. Në lista kishte komisionerë të PS-së, mbështetës dhe pjestarë të stafit të Ramës dhe nga ana tjetër në të dy këto qytete nuk votuan dot kryetarët e degëve të FRPD-së pasi ju mungonte emrin në lista.

 Së dyti Lulzim Basha në asnjë mënyrë nuk duhet të toleronte një garë të tillë, ku të rinjtë demokratë shiten dhe blihen si të jenë mall në tregun e fruta perimeve. Thua se po shet dhe ble panxhar për lopët në Lozhan të Korcës. Pra, minimalisht duhet të përjashtonte nga gara kandidatin që kryente këtë korrupsion politik dhe jo ti jepte bekimin duke e lënë ne garë. Leksioni që kreu demokrat ju dha të rinjve ishte më i keqi i mundshëm. Bekoi një kandidat që korruptoi procesin e vendosur nga vetë Basha.

 Proces i cili në thelb, që në nisje të tij ishte i gabuar, jo për debatet, por për anëtarësimet dhe zgjedhjet në degë në ditë të ndryshme. Kjo e fundit një formë e gabuar. Një antar një vote dhe votim në një ditë në të gjithë vendin, kjo për faktin se formula aktuale jep një trend dhe devijon votën, mjafton të fitosh 2 votimet e para dhe gjicka vjen si frymë. Ky ishte gabimi i dytë dhe fatal i këtij procesi skandaloz dhe korruptiv që po ndodh në FRPD.

 Proces që nuk mbyllet vetëm me anëtarësimet dhe formulën e gabuar të zgjedhjeve, por është më skandaloz kur mendon se cili është leksioni që marin të rinjtë demokratë. Kushdo mund të hyjë në FRPD qoftë FRESSH-ist apo komisioner socialist, të votojë, të shitet dhe blihet, ti premtohen bursa e diploma. Dhe kjo po ndodh realisht sot në organizatën që ka qenë simbol i betejave të pastra politike. Dhe ky është procesi idytë i deformuar që po ndodh në PD me Lulzim Bashën kryetar, i pari është ai i zgjedhjes së kryetarëve të degëve, i cili pasohet nga një proces i korruptuar për zgjedhjen e kreut të FRPD. Shkaqet dihen botërisht, pasoja është largimi i tre kandidatëve për kreun e FRPD, të cilët e quajnë jo publikisht të korruptuar që në qelizë këtë palo proces zgjedhor, që tani ka lënë përballë, manipulatorin, blerësin dhe korrupsionistin e bekuar, me dy kandidatë të tjerë. Në fakt Basha duhet ta përjashtonte nga gara, të korrigjonte procesin pastaj ta rifillonte. Një garë totallisht e korruptuar nuk i jep asnjë vlerë PD-së, thjesht është një leksion i keq më shumë për rinine apo edhe sesi duhet të jenë zgjedhjet politike në struktura. Kur zhvillon një proces të korruptuar brenda partisë, si mund të kërkosh zgjedhje të ndershme nga rivali politik? PD me zgjedhjet në FRPD po humb vërtet shumë, ato nuk mund të jenë si zgjedhjet lokale në Korcë dy vitë më parë, ku PS i blinte votat me sanduica. Sot këtë veprim e kemi publik tek FRPD/*citynews