Parashikimet më të tmerrshme mund të gjenden në librin e tij Les Propheties në një katërvargësh që thuhet se përshkruan ardhjen e luftës së tretë botërore.
Nostradamusi shkroi se si do të fillonte një “luftë e madhe” “Lufta e madhe do të fillojë në Francë dhe në të gjithë Evropën do të luftohet, do të jetë e gjatë dhe e tmerrshme për të gjithë… Një moment i dhunës së madhe do të përkojë me shfaqjen e një komete.
Në vitin 1555 në Francë, Nostradamusi filloi të shkruante një seri vargjesh misterioze, të mbushura me ide të çuditshme. Tani thuhet se këto ishin parashikime për ngjarjet e ardhshme në Tokë.
Duke parashikuar kataklizmonë dhe fatkeqësi qindra vjet para se të ndodhnin, pohohet se Nostradamusi parashikoi të gjithë ngjarjet e mëdha në historinë botërore, që nga vdekja e tij deri më tani.Sipas shumë njerëzve, ai nuk ishte asgjë më shumë se një mashtrues inteligjent, i cili përfitoi nga ata që i besonin, ndërsa të tjerë e kanë quajtur profetin më të madh që ka jetuar ndonjëherë.
Michel de Nôtre-Dame, i njohur gjerësisht si “Nostradamus”, ishte një njeri i zakonshëm që jetonte në Francë. Ai ishte mjek dhe astrolog që jetoi gjatë shekullit të gjashtëmbëdhjetë.
Megjithatë, ka gjëra që e bëjnë atë të ndryshëm nga të tjerë profetë të vetëshpallur. Ai kishte aftësinë ‘të shihte të ardhmen’.
Nostradamusi ngulte sytë në një tas të mbushur me ujë dhe duke vëzhguar lëngun, ai thoshte se “merrte” vizionin e së ardhmes. Kështu ai parashikoi shumë ngjarje të ardhshme që u dëshmuan të jenë të sakta.
Nostradamusi shkroi librin e tij të parë, “Les Propheties” në vitin 1555, dhe kompanitë botuese ende shtypin kopjet e librit sot e kësaj dite. Nostradamusit i është njohur merita për parashikimin e gjithçkaje nga Zjarri i Madh i Çikagos i vitit 1871 deri tek ngritja e Hitlerit në vitet 1930. Ai parashikoi gjithashtu 11 shtatorin 2001, kur shkroi: “Zjarri nga qendra e Tokës do të shkaktojë dridhje rreth Qytetit të Ri. Dy shkëmbinj të mëdhenj do të lëkunden për një kohë të gjatë; Pastaj Arethusa do të skuqë një lumë të ri”.
Ai besohet gjithashtu për parashikimin e zbritjes në Hënë, vrasjen e J.F.Kenedit dhe bombën bërthamore. Nostradamusi jetoi në një epokë tepër të vështirë, gjatë së cilës të shihje në të ardhmen konsiderohej magji. Pra, për të fshehur “aftësitë” e tij për të parë në të ardhmen, ai i maskoi vizionet e tij në vargje, në të cilat ai e fshehu të ardhmen në mënyrë të ndërlikuar në mënyrë që të mos kuptohej ngjarja, deri pasi të kishte ndodhur.
Por çfarë thotë Nostradamusi për vitin 2018?
Sipas këtyre raporteve, Nostradamusi ka parë ngjarje të tmerrshme që ndodhën në vitin 2018 (Edhe pse gjëra të ngjashme u thanë për vitin 2017).Profeti francez dyshohet se ka thënë që të vdekurit do të ngrihen nga varret dhe Toka do të përballet me ndryshimet midis kombeve. Disa fatkeqësi natyrore do ta trondisin botën si kurrë më parë.
Parashikimet më të tmerrshme mund të gjenden në librin e tij ‘Les Propheties’ në një katërvargësh që thuhet se përshkruan ardhjen e luftës së tretë botërore. Nostradamusi shkroi se si do të fillonte një “luftë e madhe”: “Lufta e madhe do të fillojë në Francë dhe në të gjithë Evropën do të luftohet, do të jetë e gjatë dhe e tmerrshme për të gjithë … dhe më në fund do të ketë paqe por vetëm pak do ta gëzojnë”. Ai shkroi: “Një luftë do të fillojë midis dy fuqive të mëdha botërore dhe do të zgjasë për një periudhë prej 27 vjetësh. Një moment i dhunës së madhe do të përkojë me shfaqjen e një komete në qiell. Një terrorizëm bërthamor dhe katastrofa natyrore do të shkatërrojnë planetin tonë derisa një planet gjigant të afrohet me tokën”.
Nostradamusi dukej se kishte parashikuar disa fatkeqësi natyrore dhe ai parashikoi shpërthimin e malit Vezuv. Ai shkruante se toka do të tronditet çdo pesë minuta dhe se si fatkeqësia natyrore do të vrasë deri në 16,000 njerëz. Megjithatë, ai gjithashtu dukej se parashikoi fatkeqësi natyrore në të gjithë Shtetet e Bashkuara. Sipas Nostradamusit, një tërmet do të godasë “veçanërisht në zonën perëndimore të Shteteve të Bashkuara. Fuqia e tij do të ndihet në tokat anembanë globit”.Profeti francez parashikoi katastrofa të mëdha që do të ndodhin për shkak të “Ngrohjes globale”, jo se ai e dinte se çfarë ishte qindra vjet më parë, por Nostradamusi shkroi se si “Mbreti do të vjedhë pyjet” (shpyllëzimi i pakontrolluar?) Dhe se “qielli do të hapet dhe fushat do të digjen nga nxehtësia”.Dhe ndërsa shumë i konsiderojnë parashikimet e bëra nga Nostradamusi si rastësore ose si rezultat i keqinterpretimeve apo përkthimeve të këqija, miliona njerëz në mbarë globin besojnë fuqishëm se Nostradamusi ishte një nga profetët më të mëdhenj dhe më të saktë në histori.