Prokurori i Sarandës, Sali Hasa,  u arrestua pak ditë më parë me urdhër të Gjykatës së Posaçme, pasi SPAK e akuzonte atë për korrupsion. Sali Hasa dyshohet se ka marrë rryshfet për të pushuar çështjen në ngarkim të një personi të akuzuar për plagosje.

Ngaa kontrolli në shtëpinë e prokurorit të Sarandës, oficerët e SPAK kanë gjetur 11 milion lekë të vjetra (cash) dhe 2 mijë euro po ashtu cash.

Sali Hasa është arrestuar pasi dyshohet se i ka marrë para motrës së një personi të akuzuar për plagosje, në mënyrë që të pushonte çështjen në ngarim të tij. Prokurori i Sarandës po hetonte shtetasin Emiljano Miranin për plagosje dhe motra i çoi para në zyrë.

Ngjarja dhe akuza e SPAK

Sali Hasa akuzohet për veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”. Ka qenë një dosje që ai kishte në dorë dhe po bënte hetime, e cila “i ka bërë gropën” prokurorit të Sarandës.

Teksa Hasa kryente hetime për Emiljano Miranin, motra e këtij të fundit Elsona Papa i ka shkuar në zyrë dhe i ka dhënë para. Mirani akuzohej për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe pasi prokurori mori paratë, hetimet ndaj të pandehurit të sipërpërmendur u pushuan.

VERITAS.COM.AL