Ka qenë apo jo pjesë e shërbimit të Sigurimit të Shtetit në kohën e diktaturës Prokurori Bujar Sheshi?! Kjo është ndoshta pyetja që ka vënë në lëvizje organin e akuzës në Shqipëri.
Teksa në raportin Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, Bujar Sheshi rezulton të ketë qenë bashkëpunëtor, ky i fundit ka ngritur padi për falsifikim dhe shpërdorimit të detyrës ndaj AIDSSH, e dosja Prokuroria e Tiranës ka nisur hetim për këtë çështje.
E në përfundim të këtij hetimi Gjykata Administrative ka vendosur që të pranojë padinë e tij duke hedhur poshtë raportin e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit.
Gjyqtari vendosi të pranoje padinë e ngritur nga prokurori Bujar Sheshi ndaj Autoritetit të për Informimin mbi Dosjet e Ish-Sigurimit të Shtetit, AISSH, për shfuqizimin e aktit administrativ që e cilëson anëtarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë si ‘bashkëpunëtor’ dhe ‘anëtar’ të ish-Sigurimit të Shtetit.
Veritas.com.al/