Prokuroria e Përgjithshme ka nisur hetimet për një sërë zyrtarësh të lartë. Pas kërkesës së Arta Markut, për nisjen e hetimeve për ish ministrin Niko Peleshi, është kërkuar nisja e hetimeve për ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj dhe nënkryetarin e Bashkisë, Arbjan Mazniku.
Gjonaj dhe Mazniku do të hetohen për shpenzime të larta. Kujtojmë që Gjonajt iu publikua një një faturë e lartë e qëndrimit së saj në një dhomë hoteli në Itali.
Më herët u bë publike nisja e hetimeve për ish zv.kryeministrin Niko Peleshi, i cili dyshohet se lejoi futjen e një insekticidi të dëmshëm në bujqësi.
Veritas.com.al/