Prokuroria e Përgjithshme  ka kërkuar heqjen e mandatit për deputetin e Partisë Socialiste Vladimir Kosta.

Shkak për këtë  është bërë mos- deklarimi i tij për dënimin  për armëmbajtje pa leje në vitin 2000. Vendimi i dënimit të tij është marrë në Gjykatën e Shkallës së Parë në Tiranë.

Deputeti Vladimir Kosta nuk e ka pasqyruar këtë masë gjyqësore në formularin e vetë-deklarimit.

Kërkesa për heqjen e mandatit të deputetit Vladimir Kosta  i është dërguar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në kuadër të ligjit të dekriminalizimit.

/Veritas.com.al/