45 minuta zgjati seanca e marrjes në pyetje të Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri në prokurori.
Pasi doli nga prokuroria, ministri iu përgjigj interesit të medias, duke siguruar se nuk do të ndalë së denoncuari gjyqtarët e korruptuar. Por Tahiri ka belbëzuar kur gazetarja e TVSH i kërkoi një reagim në lidhje me informacionin se urdhëri i arrestit për të është gati. Sipas saj prokuroria është në kërkim të një gjykatësi për ta firmosur arrestimin e Tahirit. Ideja se mund të përfundojë në burg, e hutoi Ministrin e Brendshëm, që këshilloi gazetaren t’i drejtohet institucioneve përkatëse.
Gazetarja e TVSH: Ju personalisht keni patur çështje gjyqësore, keni patur probleme me gjyqësorin, ju dhe familja juaj. Mos është kjo një “luftë personale”? Dhe flitet se ka një urdhër-arresti të firmosur nga prokuroria, por që ngelet peng se nuk po gjejnë gjyqtarin e pastër, sipas tyre për ta firmosur urdhrin.
Saimir Tahiri: Nuk e kuptova pyetjen. Flitet që ka një urdhër arresti…?
Gazetarja e TVSH: Për ju! Në lidhje me çështjen e përgjimeve, por flitet se nuk po e gjejnë gjyqtarin.
Tahiri: Nuk dua të merrem fare me këtë. Nëse keni çështje konkrete adresojini në institucionet përkatëse. Mua me mbetet vetëm të përsëris ato që kam thënë.
(Sipas Lapsi.al)