Prokurorët ankohen se policia nuk mund ta ruajë shokun e ministrit, deputetin Armando Prenga.
Vendimi i Gjykatës së Lartë për ta izoluar në shtëpi deputetin Armando Prenga nuk është zbatuar, sipas një kërkese të prokurorisë, drejtuar Policisë së Shtetit.
Në shkresën drejtuar policisë kërkohet të verifikohet në vijimësi zbatimi i masës së sigurisë “arrest në shtëpi” të deputetit Armando Prenga.
Kërkesa e organit të akuzës ndaj bluve vjen pas informacioneve që ka siguruar nga burime zyrtare, se i pandehuri Prenga nuk e respekton urdhërin e gjykatës.
Nuk është e qartë se cilat kanë qenë arsyet që e kanë shtyrë Armando Prengën të dalë nga banesa e tij. Prej 3 muajsh ai u izolua në qelinë e burgut, pasi palgosi 4 anëtarë të familjes Cali dhe para pak ditësh Gjykata e Lartë vendosi ta zbusë masën e arrestit.
Familja Prenga është në një konflikt me familjen Cali për lagunën e Patokut, në Lezhë. Më 5 shtator Armando Prenga u përfshi në një sherr mes familjes së tij dhe familjes Cali në komisariatin e Laçit, ku mbetën të plagosur me armë Gjergj dhe Nikoll Cali.
Armando Prenga u la në burg pasi u akuzua se qëlloi me një pistoletë pa leje, por 50 ditë më pas në vendin e ngjarjes policia gjeti një gëzhojë të re, që qëndronte në këmbë.
Kjo ishte dhe prova që sipas Gjykatës i dha të drejtë Armando Prengës të dilte nga burgu, dhe të përfitonte masën “arrest shtëpie”.
Në shkresën drejuar policisë, prokuroria thekson se nëse konstatohet dalja nga shtëpia e deputetit Prenga, do të ndërmarrë masat e nevojshme ligjore.
Por Prenga ka kërkuar liri të plotë në Gjyaktën e Lartë, i pakënaqur nga masa “arrest shtëpie”.
03 Dhj 2015