Propozimi i partisë së ekstremit të djathtë vjen nga Vlaams Belang: “Dyert duhet të jenë të mbyllura për të paktën dhjetë vjet. Jo nga urrejtja për të huajt, por nga dashuria kundrejt qytetarëve tanë “

Nga: Federico Garau/

Dyer te mbyllura për të paktën 10 vjet, ky është propozimi i fundit nga partia belge Vlaams Belang, e udhëhequr nga Tom Van Grieken.

Sipas lajmit të fundit, në të vërtetë, skuadra e ekstremit të djathtë më shumë se kurrë synon mbrojtjen e qytetarëve të Belgjikës, duke promovuar një periudhë të gjatë bllokimi të flukseve migratore.

Siç raportohet nga gazeta “Lavenir.net”, udhëheqësi i Vlaams Belang është i sigurt se këto dhjetë vjet do të ndihmojnë në mënyrë të konsiderueshme vendin, duke lejuar që të çlirohen nga të ashtuquajturat “mollë të këqija”. Individë që “bëjnë  lëmsh Molenbeek (një lagje e famshme për numrin e madh të emigrantëve), përpiqen të përhapin një formë ekstremiste të Islamit dhe duan të përfitojnë nga providenca sociale”.

Propozimi do të përfshihet në programin që partia do të paraqesë me rastin e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare të planifikuara për pranverën e ardhshme (26 maj) dhe dëshiron të jetë një përgjigje ndaj pakënaqësisë gjithnjë e më të dukshme të një pjese të madhe të popullsisë.

Dyer te mbyllura, pra. Por jo përgjithmonë. Dhe sigurisht jo për arsye racore, siç do të mbështesë me siguri dikush. “Dyert duhet të jenë të mbyllura për të paktën dhjetë vjet. Jo nga urrejtja për të huajt, por nga dashuria për qytetarët tanë “, tha Van Grieken, i cili përfundon:” Nuk mund ta zgjidhesh një problem duke e shumëfishuar “.

Veritas.com.al/