11 efektivë të FNSH kanë mbetur të plagosur nga përplasja që ndodhi para Ministrisë së Brendshme me protestuesit gjatë protestës së thërritur dhe drejtuar nga PD dhe LSI.
Ata janë shtruar në Spitalin Ushtarak, ku marrin ndihmën e parë mjekësore.
Në ambientet e Spitalit Ushtarak ishte drejtorit i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ku përgëzoi efektivëve e policisë për punën e bërë, ndërsa iu urojë shërim të shpejtë të lënduarve.
Veliu ka folur edhe lëndimin e kryeredaktorit të RD, Bledi Kasmi, duke theksuar se do të jenë pamjet filmike që do të hedhin më shumë dritë mbi këtë ngjarje.
“Falenderoj punonjësit e Policisë së Shtetit që treguan profesionalizëm dhe e menaxhuan me efikasitet. Bënë detyrën me integritet. Do jenë pamjet filmike që do saktësojnë nëse ka gabuar Policia e Shtetit apo qytetarët.”, tha Veliu.
Veritas.com.al/
https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/2168790466740646/?t=0