Qytetarë të shumtë, të mbështetur edhe nga studentë, protestojnë para Bashkisë së Tiranës kundër rritjes së çmimit të biletës për autobusët urbanë. Qytetarët u nisën në këmbë nga “Ushtari i Panjohur” në drejtim të Bashkisë.
Sipas tyre, rritja e çmimit nuk është e drejtë, pasi është një kosto shtesë në buxhetet familjare. Këshilltarët e PD në Këshillin Bashkiak të Tiranës depozituan një padi në Gjykatën Administrative kundër Bashkisë për rritjen e çmimit.
Ata e kanë akuzuar kryebashkiakun Erion Veliaj si pjesë të një skeme korruptive me vendimin e marrë më 31 dhjetor
01 Shk 2016