Zbulohen dokumentet për të perballuar vdekjen e Mbretëreshës dhe kurorëzimin e Princit Charles. Masa të parashikuara të paprecedente për të menaxhuar mbërritjen në Londër të miliona njerëzve dhe krerëve të shteteve nga e gjithë bota

Samuele Finetti

Pas më pak se dy vjet,ne 2 qershor 2023,do të festojë 70 vjetorin e kurorëzimit. Dhe në moshën 95 vjeç, Elizabetha II e Mbretërisë së Bashkuar është ende në shëndet optimal. Por, duke pasur parasysh moshën, planet për të menaxhuar orët dhe ditët pas vdekjes së mbretëreshës janë përgatitur prej kohësh dhe azhornuar vazhdimisht, gjithashtu edhe për shkak të pandemisë. Prej vitesh ka pasur thashetheme pak a shumë të besueshme, ndër të tjerave ajo sipas së ciles kryeministri do të informohej me një telefonatë prej pak fjalesh: “London Bridge ra”. Çfarë ishte e vërtetë apo jo e zbulojmë sot: faqja Politico.eu, në fakt, arriti të shikonte dokumentet zyrtare në çdo detaj. Karta që zbulojnë një përgatitje maniakale në funksion të një ngjarjeje që do të trondisë Mbretërinë e Bashkuar dhe më gjerë dhe për të cilen autoritetet parashikojnë një fluks të paparë në rrugët e kryeqytetit.

Autoritetet britanike kanë përgatitur dy plane të ndryshme: Operacioni “London Bridge”, për të menaxhuar vdekjen e Elizabetës dhe Operacioni    “Spring Tide”, për të inicuar ardhjen e Princit Charles në fron. Dita e vdekjes përcaktohet në dokumente si “dita D”. Shqetësimi i parë do të jetë lajmërimi i zyrave më të larta të Mbretërisë. Kryeministri do të informohet nga sekretari personal i mbretëreshës. Shoqata Kombëtare e Shtypit do t’i bëjë njoftimin kombit. Ndërkohë, të gjithë flamujt që valviten mbi Whitehall, rruga që lidh Sheshin Trafalgar me Sheshin e Parlamentit do të duhet të ulen brenda 10 minutave për të shmangur “rreziqet e zemërimit popullor”. Mbi kete problem kartat qëndrojnë për një kohë të gjatë, edhe sepse vite më parë një ushtrim i ngadalshëm ngriti shqetësime. Puna e parlamenteve angleze dhe skoceze do të pezullohet.

Siç mund të imagjinohet,problem social do të jetë qendror. Faqja kryesore e faqes së internetit të familjes mbretërore do të përditësohet në një ekran të zi, me një mesazh të shkurtër që konfirmon vdekjen. Faqja e internetit e qeverisë angleze dhe ato të ministrive do të shfaqin një flamur të zi, të gjitha faqet sociale do të ndalojnë aktivitetin normal. Pak më vonë, familja mbretërore do të njoftojë datën e funeralit, e cila pritet dhjetë ditë më vonë. Autoriteti i parë që do të flasë me publikun do të jetë kryeministri, ndërsa në mbrëmje mbreti i ri Charles do të flasë drejtpërdrejt me kombin.

Të nesërmen, treguar në dokumentet me inicialet “D + 1”, Këshilli i pasardhesit do të mblidhet për të shpallur zyrtarisht kalimin e kurorës në kokën e monarkut të ri. Pas tre ditësh, Mbreti Charles do të niset për një tur në Mbretërinë e Bashkuar, ndalesa e parë e të cilit do të jetë Edinburghu. Në ditën e katërt, trupi i Elizabeth do të transferohet në Pallatin e Westminster, ku publiku do të jetë në gjendje t’i bëjë homazhe asaj për 23 orë në ditë. Ndërkohë, qeveria do të përthithet nga “ngarkesa e madhe e punës” për përgatitjen e funeralit, e cila do të përfshijë organizimin e mbërritjeve të krerëve të shteteve dhe VIP -ave dhe aktivizimin e masave të sigurisë.

Funerali do të celebrohet pas dhjetë ditësh. Për rastin, do të dekretohet një “ditë zie kombëtare”, edhe pse, precizon plani, nëse nuk bie në fundjavë, punëtorëve nuk do t’u garantohet asnjë dite pushim.

VERITAS.COM.AL