Nga Stephanie Nebehay
Gjenevë, 19 qershor (Reuters) – Prova sugjeron se princi i Kurorës së Arabisë Saudite Mohamed bin Salman dhe zyrtarë të tjerë të lartë sauditë janë përgjegjës për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi,tha një investigator i të drejtave të njeriut të O.K.B
Nuk pati asnjë reagim të menjëhershëm nga Riadi, te cilit ju dërgua më parë raporti prej 100 faqesh – por mbretëria i ka mohuar rregullisht akuzat se princi ishte i përfshirë.
Agnes Callamard, raportuesi special i O.K.B-së mbi ekzekutimet jashtëgjyqësore, bëri thirrje që vendet të zgjerojnë sanksionet duke përfshirë Princin e Kurorës dhe pasuritë e tij personale derikur dhe nëse ai te mund të provojë se nuk ka përgjegjësi.
Khashoggi, një kritik i princit dhe një kolumnist i Washington Post, u pa për herë të fundit në konsullatën saudite në Stamboll më 2 tetor ku ai duhej të merrte dokumente përpara martesës së tij.
Trupi i tij u shpërbë dhe u hoq nga ndërtesa, ka thënë prokurori Saudit dhe mbetjet e tij nuk jane gjetur.
“Është konkluzioni i Raportuesit Special që Z. Khashoggi ka qenë viktimë e një ekzekutimi të qëllimshëm dhe të paramenduar, një vrasje jashtëgjyqësore për të cilën shteti i Arabisë Saudite është përgjegjës sipas ligjit ndërkombëtar për të drejtat e njeriut”, tha Callamard në raportin e saj bazuar në një hetim gjashtë mujor.
Callamard shkoi në Turqi në fillim të këtij viti me një ekip ekspertësh mjeko-ligjore dhe legalë dhe tha se ajo mori prova nga autoritetet Turke.
“Ka prova të besueshme, që garantojnë hetimin e mëtejshëm të përgjegjësisë individuale të zyrtarëve Sauditë te nivelit te larte, duke përfshirë edhe princin e kurorës”, tha ajo.
“Në të vërtetë, ky hetim për të drejtat e njeriut ka treguar se ka prova të mjaftueshme të besueshme lidhur me përgjegjësinë e Princit të Kurorës që kërkon hetime të mëtejshme”, shtoi ajo, duke i kërkuar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së të ngrejë një hetim ndërkombëtar.
Veritas.com.al/