Sot paradite, paparacët kanë kapur zotin Fatmir Mehdiu- kryetar i PR dhe aleat i PD në protestë dhe në zgjedhje, në një bisedë kokë më kokë me Engjëll Agaçin- sekrtera i Përgjithshëm i Kryeministrisë dhe një nga më të besuarit e Edi Ramës. Lajmi ka mbushur mediat.

Hamendja se mund të jetë një bisedë dhe marrëveshje e fshehtë është ushqyer më shumë nga vendi ku u zhvillua biseda, në periferi të Tiranës.

Nga fotot e siguruara nga “Exppress”, duket Fatmir Mediu dhe Engjëll Agaçi duke konsumuar një kafe në zonën e Liqenit të Thatë. Nuk vihet ‘gishti’ mbi qëllimin e bisedës; ishte ajo në favor të zgjidhjes së krizës, apo një ‘split’ i PR nga PD

Mehdiu dhe Agaçi kanë qëndruar rreth një orë e gjysmë duke biseduar me njëri-tjetrin. Zoti  Mediu së bashku me partitë e tjera opozita kanë vendosur për tu mos u regjistruar në KQZ si subjekte politike që do të marrin pjesë në zgjedhjet e përgjithshme të qershorit.

/Veritas.com.al/