Nga: 27.al/

Ajo që ra në sy në takimin opozitar të së hënës ishte mungesa e kreut të PBDNJ-së, Vangjel Dule dhe grekofonëve të tjerë që kanë kaq kohë që bëjnë si të nevrikosur me qeverinë për të ashtuquajturën çështje të pronave në Himarë.

Në fakt, Vangjel Dule, tashmë ka të drejtë ta ndjejë veten si skiç në rreshtimin opozitar, sepse bisedimet e hapura nga qeveria e Edi Ramës çon ujë vetëm në mullirin e separatistëve grekë.

Marrëveshja e detit, shtimi i zonave minoritare, ndërtimi i varrezave të reja greke, toponimet greke nga Gjirokastra, Korça në Himarë dhe dënimi me vdekje i Çështjes Çame në tekstet shkollore, ja ka zbehur tempin opozitar Vangjel Dules dhe grekofonëve të tij me erza pikante.

Tashmë, e vetmja gjë që e mban lidhur Dulen me opozitën është veç miqësia e ngushtë me Nard Ndokën, prandaj ka shpresa të vakëta që do të shfaqet në tryezën e së hënës, sepse i është lutur i urti Nardi.

Veritas.com.al/