Ajo që ndodhi, dhe për të cilën Policia ka bërë një raportim të tërë për median, është vërtet e bukur, sidomos në kushtet e tanishme kur thonë se ‘secili për vete’, ose ‘ku t’i marrësh tjetrit diçka.

Por nuk është ‘e pabesueshme!”. Pse e pabesueshme, që njeriu këtu në Shqipëri nuk ia dorëzon pasurinë e tjetrit atij që i takon?… E pavërtetë. Që njeriu këtu ‘ha njeriun’ dhe i rrëmben atë që ka krijuar për jetën e vet?… Edhe kjo e pavërtetë.

Ngjarja ndodhi në Llogara, sipas Policisë së Vlorës. Një familje shqiptare që po kalonte fundjavën aty, gjeti një shumë prej 115 euro në ’cash’, dhe menjëherë i dorëzoi në Policinë e Vlorës.

E bukur, sigurisht, prandaj është ‘e besueshme’.

Sipas hetimeve doli se shuma e eurove i përkiste dy shtetasve ukrainas që kishin mbërritur në vendin tonë për turizëm.

Specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomik pas verifikimit se nga e kanë burimin të ardhurat, kanë nisur procedimin penal për shtetasit S.M., 62 vjeçe, dhe P.K., 57 vjeç, banues në Ukrainë.

Veritas.com.al/