Nga: L. Skiro/

Sot në mëngjes ka ndodhur një ngjarje tragjike në familjen e Ali dhe Jenie Likës në Xhafzotaj të Durrësit. Djali i tyre Leo, 29 vjeç, ka vrarë të dy prindërit në derën e shtëpisë. Vrasja është kryer me armë zjarri çifte, herët në mëngjes, rreth orës 8.

Është një krim i përsëritur për nga lloji “brenda familjes”. Madje është në radhën e krimeve të shpeshta.

A duhet bërë pyetja: Psae po ndodhin?

Në një vështrim psikologjik të policisë, mbase me të drejtë, është kërkuar ‘dorëzimi i armëve’. Kërkesa është aq e drejtë, saqë një shoqëri të mos dominohet nga ideja e mjetit vrasës. Mirëpo në rastin e vrasjeve në familje, kjo nuk është kryesore. Ka ndodhur që ata që iu hyn në kokë ideja e vrasjes, aktin makabër mund ta kryejnë edhe me mjete të tjera të përdorimit shtëpiak, deri edhe me çifte të blerë më shumë për vetëmbrojtje se sa për gjueti.

Po ku ndodhin më shumë vrasjet, në familjet e pasura apo në të varfrat? Historia ka treguar se në shumicën dërmuese të rasteve akti ka ndodhur në familje të  varfra, atje ku biri i bëhet barrë prindit dhe prindi fëmijës. Në këtë konflikt fiton ai që është më i dobët. Në rastin konkret të Durrësit,ë më i dobët ishte djali që qëlloi mb i dy prindërit.

Pse ishte i dobët djali që u kthye në vrasës?

Fqinjët kanë treguar sot në mëngjes se ‘prindërit ishin njerëz të urtë, por nuk e kemi parë mirë djalin këto kohë…”. Pse nuk ishte mirë djali? “Ecte si i hutuar në rrugë dhe nuk fliste…”. Marrëdhënia mes fëmijës dhe prindit, me sa duket, kishte falimentuar. Edhe gjendjen e tij shpirtërore, djali nuk e hapte para prindërve. Diferencat në moshë dhe në nivelin e informacionit mes fëmijëve dhe prindërve janë kthyer në objekt konflikti në vend që të ishin shkak për një lidhje më të afërt.

Djali i çiftit Lika nuk dihet se çfarë pune bënte; ndoshta edhe profesion nuk kishte. “Shkonte dhe vinte nga jashtë vendit ku kishte një punë”, tregojnë fqinjët. Siç është konstatuar, shumë kime brenda familjes ndodhin me ata fëmijë që emigrojnë dhe nuk mund të stabilizohen as jashtë vendit. Vijnë në familje dhe nuk shikojnë asnjë shpresë… Kjo i çon në depresion.

Gjithnjë shkak kryesor mbetet gjendja e rëndë ekonomike në familje.

Veritas.com.al/