Prej disa ditesh po behet pyetja: ” Pse ne Kruje ka me shume qytetare te infektuar me Covid19?”

Interesi vjen nga fakti se Kruja është qyteti që ka numrin më të lartë të të infektuarve aktivë, duke e tejkaluar edhe Tiranën. Analizat laboratorike të Institutit të Shëndetit Publik në 24 orët e fundit kanë identifikuar 6 raste të reja me Covid-19.

“Janë vetëm 6 raste pozitive, që i përkasin Krujës dhe Kurbinit dhe vetëm 1 rast pozitiv në Tiranë. Që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 795 qytetarë. Sa i përket personave që aktualisht janë aktivë me COVID-19, Kruja është në vend të parë me 91 raste, e ndjekur nga Tirana, Kurbini, Shkodra dhe në total janë 233 persona aktivë me COVID-19”.

Ekspertët vlerësojnë se vendi e ka kaluar fazën e parë të pandemisë. Numri i të sëmurëve që kanë nevojë për terapi në spitale është i  ulët. POr ne Kruje eshte ne shperthim.

“Pjesa më e madhe e rasteve aktive po ndiqen nga mjeku i familjes ose janë asimptomatikë, ndërsa momentalisht në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” janë të shtruar 33 pacientë dhe vetëm 7 prej tyre janë në terapi intensive”.

Ekspertet e lidhin fenomenin me faktin se n Kruje, edhe pse ka ekzistuar fenomeni, nuk jane kapur rastet e njerezve me infeksion dhe kjo e ka dalluar Krujen nga rajonete  tjere ne vend

531 persona janë shëruar pas infektimit me koronavirus, duke shtuar edhe numrin e zonave të gjelbërta në vend.

“Gjatë 24 orëve të fundit një tjetër zonë e Shqipërisë rezulton me risk të ulët për transmetim të infeksionit, që është Fieri dhe numri total i të shëruarve shkon në 531”.

Deri më tani 31 persona e kanë humbur betejën me koronavirusin.