Për t’u bërë e për t’u krijuar, sekretari i Marrëdhënieve me Jashtë shpenzoi shumë kohë, por për t’u larguar iu deshën vetëm pak minuta. Për këtë arsye ai falënderoi në fund ish kryetarin e PD, Berisha dhe pas tij, kryetarin aktual Basha.

Sapo kërkoi dorëheqjen, dorëheqja u pranua, u vulos, u gjet sekretari tjetër, u shpall…, dhe Gerti sikur nuk kishte qenë kurrë.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në pak minuta ka pranuar dorëheqjen e Gert Bogdanit nga detyra e sekretarit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare.

Duket sikur prej kohësh aty brenda diçka ziente dhe u realizua menjëherë. Bogdani nuk është pajtuar kurrë me politikat anti-perëndimore të kryetarit të PD, Basha.

‘Duke vlerësuar angazhimin e zotit Bogdani për të forcuar lidhjet e Partisë Demokratike me partitë simotra’, me PPE dhe me organizatat rinore të qendrës së djathtë evropiane, Basha thekson se kontributi i zotit Bogdani ‘do të vazhdojë të jetë i rëndësishëm në sfidat’ që Partia Demokratike ka përpara për Shqipërinë si Europa.

 

Në detyrën e Sekretarit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare të Partisë Demokratike, kryetari Basha ka emëruar zotin Arben Kashahu.

Kashahu është në profesion jurist dhe pas përvojës 5 vjeçare si drejtues i lartë në Ministrinë e Integrimit, ka punuar në disa organizata dhe shoqëri ndërkombëtare.

Veritas.com.al/