Mijëra qytetarë shqiptarë kanë dalë sot në protestë për vrasjen e shqiptarit Florenc Beqiraj në Francë.

Pasi kanë protestuar tek Piramida dhe te selia e qeverisë,  protestuesit janë nisur drejt ambasadës së Francës. Por aty u ka bërë policia pritë. Ata janë përplasur me policinë. Nuk kanë munguar edhe akuzat dhe sharjet ndaj ambasadës së Francës dhe qeverisë shqiptare.

“Këto plehra…- kanë shpërthyer qytetarët protestues.- Dhe guxojnë e kërkojnë nga ne. T’i mbrojmë shqiptarët kudo ku janë. Ta duam jetën sepse ajo na miopet vetëm një herë. Florenci na mësoi ta duam jetën, por atë e la shteti që ta vrasin”.

Dje ka dhënë jetë, në një spital të Marsejës së Francës,  Florenc Beqiraj, 23 vjeçar nga Shkodra.

Vdekja e tij dyshohet se është një vrasej në burgjet e Francës. Policia franceze, para pak ditësh, e kishte kapur si emigrant pa dokumente për lejen e qëndrimit në Francë. Policia, në vend që sipas ligjeve të saaj, ta kthente Florencin në vendinlindje, e burgosi- duke zgjedhur masën ekstreme.

Por Drejtësia franceze europianiste, nuk e mbrojti viktimën evet në burg. Përkundrazi, një mëngjes ai u gjet i torturuar në ekstrem, me vija litari në fyt dhe me tela në duar; me plagë të pashoqe kudo në trupin e tij. Babai i Florencit udhëtoi nga Shkodra ku e gjeti të birin thuajse të pajetë në spital; aq sa nuk mundi të shkëmbejë as edhe një fjalë me të. Më në fund, spitali i hoqi edhe aparaturat që  mbanin në jetë artificialisht. Dhe Florenci shkoi…

Por mbeti dhimbja familjare për të. Ka mbetur hija e keqe se Franca Europiane të vret pa pasu vendim gjyqësor, nëse je i dobët dhe shqiptar. Ka mbetur hija e rëndë se shteti shqiptar është kapur si kulpra pas fantazmës BE, edhe pse në BE na vriten djemtë në mënyrë barbare…

A nuk është një rast që shteti të tregojë dinjitet para Europës dhe të garantojë qytetarët se i mbron shteti i tyre?…

Media franceze për Florenc Beqiraj:

“Florenc Beqiraj jetoi për 19 muaj në Marsejë, ku punoi si shitës në Pazar.
Sot, (dje) as shefi i tij, as shokët e tij dhe as familja e tij, nuk e besojnë teorinë e vetëvrasjes. “Florenci ishte i lumtur të shihte familjen e tij për Krishtlindje”, siguron një nga të afërmit e tij. Ai nuk kishte frikë se do të dëbohej, ai e dinte se mund të kthehej në Francë. “Ai madje kishte hequr dorë nga kërkesa për rishqyrtimin e kërkesës së tij për azil, pasi dëshironte të kthehej sa më parë në Shqipëri”.
Shoqata F”orum réfugiés-Cosi”, e cila i ofron CRA-së mbështetje ligjore, e konfirmon atë: “Më 11 dhjetor, ai shprehu kënaqësinë e tij për t’u larguar nga qendra, nisja u njoftua më 15 dhjetor”. Pse të vriste veten 24 orë para se të kthehej në familje, e cila tashmë ishte duke pritur për të në Shqipëri?
48 orë para tragjedisë, Florenci kishte deklaruar se ishte “kërcënuar” nga një i bashkëvuajtës; administrata i kishte ndërruar dhomën për ta larguar atë. “Por më 13 dhjetor, ai i tha shefit të tij se kishte frikë se mund të vdiste gjatë natës”, thotë një mik. Më 14 dhjetor, një tjetër bashkëvuajtës e gjeti atë, të pajetë.
Në drejtorinë e CRA-së, megjithatë, nuk ka “dyshim” se vdekja e tij ishte vetëvrasje. Në çdo rast, Prokuroria Publike do të hapë një hetim dhe Olivier Rosato, një avokat për familjen Beqiraj, do të paraqesë një ankesë kundër X. “Të afërmit duan të bëjnë dritë, sepse diçka është e gabuar në këtë rast”, tha ai.
“Njerëzit këtu janë në një gjendje të brishtësisë psikologjike, dobësi” gjë të cilën Julian Karagueuzian, koordinator i Forumit për Refugjatët, nuk e ka “vërejtur kurrë” në qendra të tjera në Francë. Canet është një “tenxhere me presion”, ku “kushtet e izolimit” dhe stresi “janë më të këqija se ato të Baumettes”, sipas shumë vëzhguesve.
“Këto vende nuk janë bërë për t’i akomoduar njerëzit për aq shumë kohë”, thuhet në një letër drejtuar La Provence, një njeri që mbahej në paraburgim në Marsejë. Kjo është pikërisht ajo që i thanë gazetarëve edhe punonjësit e policisë kufitare të caktuar në CRA, të cilët i takuan dje.
“Situata është shumë e vështirë, pranon kreu i qendrës, komandanti Martine Bonnet. Sulmet verbal, kërcënimet me vdekje ndaj agjentëve janë të përhershme”. “Mungesa serioze e stafit” për të siguruar mirëmbajtjen e salloneve, “gjithashtu iu mohon njerëzve të drejtat e tyre themelore”, dhe i shton tensionet.
Për shkak të mungesës së hapësirës – 40 dhoma janë jashtë funksionit – ish-të dënuarit dhe njerëzit pa dokumente e gjejnë veten të mashtruar dhe në ankth”.

Veritas.com.al/

 

VIDEO/ Vdekja e riut në Francë, protestë-homazh në Tiranë: Drejtësi për djalin tonë