(FOTO:Emrat kryesorë pas Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë, janë Abedin Shyti, Hekuran Isai, Feqor Shehu, Gramoz Ruçi, Simon Stefani dhe Mehmet Shehu)/.

Nga L. Skiro/

Është inauguruar sot  ‘Shtëpia me Gjethe”, ose ‘shtëpia e torturave’ siç quhej shopesh herë. Ka marrë pjesë në inaugurim vetë kryeministri Edi Rama, i cili udhëheq Partinë Socialiste- një vazhduese e Partisë së Punës që udhëhoqi torturën e egër e shnjerëzore në diktaturën komuniste.

‘Shtëpia’ është sajuar si Muze, që risjell shtëpinë ashtu siç ishte në periudhën  torturave dhe përgjimeve të regjimit komunist. Shtëpia ‘me gjethe’ quhej sepse gjithë fasada e shtëpisë ishte e mbuluar me një bimë zvarritëse që ngjitej nga toka deri në çatinë e shtëpisë. Stili ishte kopjuar nga disa seksione të KGB në distrikte të Bashkimit Sovjetik. Me ‘qilimin’ e gjetheve që shtrohej në gjithë fasadën, shtëpisë i jepej një pamje misterioze.

Shtëpia ndodhet në qendër të Tirans, në krahun tjetër të rrugës përballë Kishës së re Ortodokse ose poërballë selisë së Parisë Socialiste. Gjatë periudhës së komunizmit, njerëzit e shmangnin kalimin aty, aq sa mund ta shmangnin, sepse quanin ‘të rrezikshëm’.

Pyetja shtrohet: Pse ajo ‘shtëpi’ torturash zgjidhet mes gjithë objekteve të historisë sonë që dëshmojnë edhe pozitivistet, edhe atdhedashuri, edhe etnografi?…

Nuk mund të harrohet një gjë: Që PS dhe sidomos Rilindja po gjykohet si zgjatim dhe nostalgji për shumë akte të diktaturës komuniste. Kanë një lidhje edhe familjare mes tyre. Kjo është një arsye pse sot inaugurohet kujtimi më i keq i diktaturës. Në gjithë Europën Perëndimore po harrohet kulti i diktaturës, ndërsa këtu ngrihet.

Dhe arsyeja tjetër pse bëhen këto inaugurime sot, siç duket ka lidhje me luftëne  brendshme për pushtet në Partisë Socialiste (ish Komuniste). Në një nga stendat kryesor të ‘muzeut’ shfaqet “Piamida e varësisë partiake dhe administrative’ e torturës, poshtë fotos së diktatorit Hoxha, ndodhet diku edhe portreti i Gramoz Ruçit si një nga eksponentët kryesor të diktaturës.   Ish sekretar partie, ish Ministër i Brendshëm, Gramoz Ruçi është sot në krye të grupit parlamentar të PS dhe nënkryetar i partisë më të madhe në pushtet.

Sipas zakoneve politike të diktaturës, numri Një i partisë i përdorte metodat ‘publike’ të historizimit të figurave, si një ‘paradhomë ekzekutimi’. A do të dëbohet Gramoz Ruçi si njeriu i torturave të popullit?!

Ose me këtë akt publikimi, kryeministri ka për qëllim që të mbledhë votat e nostalgjikëve të diktaturës komuniste që simbolizohen me Ruçin. Kjo ka më shumë të ngjarë.

/Veritas.com.al/

(FOTO: Shtepia nga brenda)

(FOTO: Mjete të përdorura për përgjim dhe torturë)/