Natyrisht nuk e njihni këtë njeri. As mediat që sapo transmetuan lajmin nuk e njohin më parë. Më parë do të thotë para ditës së sotme që i dha fund jetës së tij. Media e quajti “ish kryetar komune në Baz, Mat”, sepse hapen Facebook dhe gjetën identitetin e tij. Sigurisht, ai ishte kryetar komune; por jetën e tij e ndërpreu si njeri.

Fatmir  Kurti ishte 59 vjeç. Sot në mëngjes mori makinën e tij, u mbyll brenda saj dhe u vetë-helmua. Nuk deshi të trishtojë familjarët me vdekjen e tij. Kështu mendoi.

Bashkëfshatarët dhe familjarët e gjetën brenda makinë së tij në rrugën e Klosit, Mat. U përpoqën ta shpëtojnë, por rrugës për në spital ai ndërroi jetë.

Fatmir Kurti i dha fund jetës sepse nuk duronte sëmundjen e kancerit me të cilin luftoi por e humbi betejën. Një akt njerëzor, sigurisht.

Por pyetja shtrohet: Pse ky vend me mburrje të mëdha shtetërore për shendetësinë nuk ka spitale që të shërojnë sëmundje të rrezikshme? Mund të mos ketë- natyrisht- por pse nuk ndiqet psikologjikisht një i sëmurë me diagnozë të rëndë? Edhe kjo mund të mungojë në një rast. Por pyetja e fundit: Pse Kuvendi i Shqipërisë dhe qeveria nuk ngrenë institutin e “vdekjes me dashje”?

Atëherë Fatmiri do të mbyllet në makinë dhe të helmojë veten…

/Veritas.com.al/