Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier zhvillon sot në një vizitë zyrtare Tiranë.

Vizita kryhet ne nje moment të rëndësishëm, kur Bashkimin Europian e kërcënon Brexit dhe kur kriza e emigranteve ka përfshirë Evropën. Emigrantët shqiptarë në Gjermani, për nga numri, zënë vendin e dytë pas atyre të Sirisë. Ndoshta kjo është edhe çështja më e nxehtë e vizitës së Ministrit të Jashtëm të Gjemanisë në Tiranë

Kryediplomati gjerman do të qëndrojë vetëm 6 orë në kryeqytetin shqiptar dhe sipas burimeve, agjenda e tij parashikon vetëm tre takime.

Fillimisht Shteinmaer do pritet nga homologu i tij, Ditmir Bushati, rreth orës 10:30 dhe pas takimit, dy ministrat do të dalin edhe në një konferencë për shtyp.

Ministri i Jashtëm gjerman do të takohet në selinë e qeverisë me kryeministrin, Edi Rama si edhe më pas do të  zhvillojë një bashkëbisedim me kreun e PD-së, Lulzim Basha.