E dini cilët ishin pseudonimet e grupit mafioz të trafikut të drogës ‘Balilaj’? Ata ishin shumë njerëz, por edhe shumë pseudonime. Të bën përshtypje psudonimi “Varri”. Vallë ata e dinin se një ditë do të kishin fund të keq?…

Nga përgjimet e zbardhura nga mediat italiane u konstatuan edhe pseudonimet e përdorura nga grupi i trafikut të drogës “Habilaj”.

Referuar dosjes të Prokurorisë së Katanias, grupi i narko-trafikut, përdornin nofka ose pseudonime për gjatë komunikimeve telefoni si dhe nga përgjimet ambientale.

Një nga të akuzuarit, Sabaudin Çelaj identifikohet si “Daja”, ndërsa në të tjera përgjime njihej si “Sabi”.

Nga ana tjetër një person italian për shkak të tipareve fizike njihej me emrin “vetulla”, që sipas autoriteteve italiane i referohet Salvatore Marleta.

I çuditshëm ka qenë pseudonimi i përdorur herë pas herë për shqiptarin e hetuar, Maridian Sulaj. Në bisedat mes të bashkakuzuarve, ai identifikohej si “Varri”.

Për Florian Habilaj nga Vlora, sipas përgjimeve rezulton me nofkën “Lolo”.

Gjithashtu, Fatmir Minaj, në disa raste personat e përfshirë në trafik i referoheshin si “Çaku”.

Nofka “Maloku” ose “Maloku nga Laçi” sipas hetuesve fqinj i referohej Erson Zhukës i cili ushtron aktivitetin e tij në Ragusa.

Veritas.com.al/