Nga: Ante Mani/
Paradite shitet bojë, ndërsa pasdite vijnë politikanë që kërkojnë pushtet.
Në fakt ka ndodhur që politika po rrënon shitjen e bojës; paradite tashmë këtu vijnë shumë pak njerëz për të blerë bojë, nga frika se mos vijnë tregtarët e pushtetit. Ndërsa tregtarët e pushtetit vijnë me turne. Kur vijnë të majtët, të ‘djathtët’ nuk duken; ose vice- vërsa. Brenda të majtëve dhe ‘të djathtëve’ pritet një betejë tjetër e madhe, por menjëherë sapo të mbarojë publiciteti i ‘blerjes së pushtetit’. Këto dy grupime kanë për të zhvilluar mes tyre dy beteja:
E para beteja për të grumbulluar sa më shumë pushtet dhe pas kësaj do të karamohen cili do t’i marrë tjetrit copën më të madhe
Të dy partitë që përfaqësojnë ‘kërkesën dhe ofertën’ për pushtet në këtë periudhë janë PD dhe LSI. Ndërsa lufta vazhdon te ‘Astiri’, duke grumbulluar sa më shumë njerëz të mjerë që përdoren për të goditur portat e pushtetit, secila nga të dy partitë po blen komisionerë zgjedhjesh te partia ‘motër’. Megjithëse të dy partive u kanë mbetur në minimum komisionerë dhe militantë, megjithatë ‘tregu i brendshëm’ është shumë i fortë.
Beteja e dytë është ‘cila nga dy partitë do t’i hyjë në qejf më shumë qeverisë’… LSI e mësuar me kapërcime ‘fluturake’ nga një koalicion në tjetrin, është më e shkathët për t’ia ‘hedhur’ Partisë Demokratike. Pas humbjes, Basha i Pd do të ‘qajë’ përsëri para publikut e do të thotë: “kësaj here nuk ma hodhi Rama, por Monika’.
Kush po shet pushtet te ‘Astiri’?!
Janë disa banorë të pa orientuar, herë kanë votuar të majtën se u ka premtuar shtëpi e pasuri; herë kanë votuar të djathtën sepse u ka dhënë tokë në tokën e të tjerëve. Ata, në pafajësinë e tyre, mendojnë se PD dhe LSI tani do t’ua blejnë shumë shtrenjtë votën e tyre. Prapë do të dëshpërohen tmerr! Sepse këta marrin vuajtjen e banorëve dhe fitojnë pushtet, pastaj askush nuk i shikon më… Po të vuajturit- të vujatur e të pamësuar do të mbetën…
Po bojëra kush po shet?
Vetë emërtimi i vendit ‘Astir’ është krijuar nga një barakë që fillimisht shiste bojëra greke me emrin ‘Astir’. Kaq u desh, që në atë fushë me misër të ngrihej një barakë dhe gjithë arena të merrte emrin ‘Astir’. Edhe këta banorë erdhën në tokë të panjohur ‘nowhere’. Politika u tha se janë zotë, dhe ata u mashtruan…
Tani prapë kjo zonë do të quhet ‘zona tregtare e votave dhe e bojës’…
Veritas.com.al/