Ditën e diel një 60 vjeçar humbi jetën në minierën e Bulqizës. Nga përfundimi i veprimeve të para hetimore, mësohet se brenda në galeri është shembur një masiv gurësh, i cili ka goditur Zen Muratin.

Si pasojë, ka nisur procedimi penal për dy teknikët dhe brigadierin e minierës.

Njoftimi i policisë:

Në përfundim të veprimeve të para hetimore dhe procedurale, të kryera menjëherë pas ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në një galeri kromi, në Bulqizë, ku gjatë procesit të punës, humbi jetën shtetasi 53 vjeç, minator në këtë galeri, ju bëjmë me dije se:

Komisariati i Policisë Bulqizë referoi materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit 64 vjeç, me detyrë drejtues teknik;  69 vjeç, me detyrë përgjegjës teknik, të dy banues në Tiranë, dhe 53 vjeç, me detyrë brigadier, banues në Bulqizë.

Nga hetimet rezultoi se për shkak të shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, brenda në galeri është shembur një masiv gurësh, i cili ka goditur shtetasin.