Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku e pranishme në Konferencën “Rrugë të sigurta, turizëm i sigurt” ka deklaruar se nga data 30 qershor Thumanë-Kashar do të jetë i aksessueshëm.

Ajo tha ndër të tjera do të merren masa për shkeljen e kodit rrugor, duke bërë që ky i fundit të ketë një ngjashmëri më të madhe dhe me atë të Bashkimit Europian. Balluku theksoi se penalizim do të ketë dhe për automjetet e tonazhit të rëndë në rast se kalojnë tonazhin e përcaktuar.

Sipas ministres, një tjetër masë që do të merret është lidhur me shmangien e trafikut, duke krijuar tabela hyrëse dhe radio që informojnë në kohë reale trafikun.

Për ne duhet thënë që nevoja për e-transportit ka lindur si një kërkesë për qytetarët e huaj, pasi ata që vijnë për të parë Shqipërinë nuk ndalen vetëm te një destinacion. Për këtë arsye Ministria e Infrastrukturës ka krijuar të gjitha kushtet dhe e-transport është një modul shumë i rëndësishëm.

Kemi një imazh të përcaktuar për secilën prej tyre, një ditë do të jetë Mirela, një ditë Taulanti, një ditë unë, pasi është bërë një punë shumë e mirë për strukturat dhe pikat kufitare.

Nga ana tjetër është dhe Korridori Blu, një linjë që lidh Shqipërinë me pjesën tjetër të Europës. Nga data, 30 qershor, aksi Thumanë-Kashar do të jetë i aksesueshëm për të gjithë qytetarët.

Nga ana tjetër, të gjitha automjetet e tonazhit të rëndë dhe kalojnë tonazhin e përcaktuar do të penalizohen. Duhet thënë gjithashtu se tuneli i Llogarisë do të hapë një port të re për vetëm shtatë minuta.

Diçka tjetër shumë e rëndësishme që u përmend nga të dy kolegët është sensiviteti, që duhet të kenë vetë qytetarët. Nëse drejtuesi i automjeti është duke shkruar në telefon ndërkohë që është në timon, policia e ka të pamundur të ndihmojë. Kemi pasur rastin e një personi verën e kaluar që mori më qafë një familje të tërë. Shkeljet e kodit rrugor janë të përgjithshme, nuk janë vetëm nga moshat e reja, por dhe nga drejtues me përvojë. Kështu që përgjegjësia është personale ndaj çdo drejtuesi dhe ne do të monitorojmë kodin rrugor, i ngjashëm me Bashkimin Europian. Ne e kemi bërë një provë zjarri vitin e kaluar bashkë me kolegët dhe ndaj këtë vit do të jemi dhe më të kujdesshëm. Për ne është shumë e rëndësishme që të kemi mirëkuptimin tuaj se do të ketë takstforca kudo.

Qendra e monitorimit të trafikut do të jetë qendra ku trupat e trafikut rrugor do të jenë të gjitha së bashku. Kemi marrë përsipër që këtë vit të jetë dhe një radio në kohë reale që t’ju informojë për të shmangur për trafikun se ku ndodheni. Nga ana tjetër, po ju jap një shembull, do të keni në hyrje të Rrogozhinës një tabelë që tregon për trafikun se të gjithë zgjedhin rrugën e Elbasanit, ndërkohë që shpesh rruga që kalon nga Kavaja dhe Durrësi nuk zgjidhet nga qytetarët. Prandaj, përmes këtyre tabelave do të zgjidhen problemet me trafikun”.