Filip Haxhari është një ndër ekspertët më të mëdhenj botëror të orizit.

Ka qenë sipërmarrësi i njohur Altin Prenga, i cili ka publikuar një foto me ekspertin shqiptar, i cili drejton Institutin Kërkimor më prestigjoz në Europë për orizin, në Vercelli It.

Në postimin e tij Prenga shprehet se Haxhari mbi të gjitha është një person i cili të “inkurajon në rrugëtimin e nisur të formimit të një “Abetare të lëndës së parë”, para se të fillojmë të shkruajmë libra recetash”.

Postimi i plotë i Altin Prengës:

Zotëria në foto quhet Dr Filip Haxhari, drejton institutin kërkimor më prestigjoz në Europë për orizin, në Vercelli It.

Me fjalë të varfëra një nga 3-4 ekspertët më të mëdhenj botëror të orizit është një Shqiptar.

Do thonë disa çna intereson, ky as këndon dhe as kërcen por në fakt personalisht unë isha i emocionuar që kisha fatin ta njihja dhe që vizitoj orizoren tonë.

Persona si ky na inkurajojnë në rrugëtimin tonë të formimit të një “Abetare të lëndës së parë” para se të fillojmë të shkruajmë libra recetash!

Faleminderit prof Filipi