Një gazetare malazeze u sulmua me armë zjarri në afërsi të banesës së saj në Podgoricë.

Sipas policisë, Olivera Llakiq ka mbetur e plagosur në këmbën e saj të djathtë, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Gazetarja 49-vjeçare është e njohur për shkrimet e saj hulumtuese, që akuzojnë Qeverinë se favorizon biznesmenë të fuqishëm në vend përmes tenderëve dhe lehtësive të tjera të jashtëligjshme.

Kjo është hera e dytë që e njëjta gazetare sulmohet për shkak të detyrës së saj. Gjashtë vite më parë ajo u godit me sende të forta në kokë dhe qëndroi për disa ditë në spital. Policia malazeze thotë se ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërkohë që sulmi u dënua nga Ambasada e Bashkimit Europian dhe nga ajo e Shteteve të Bashkuara në Podgoricë.

Veritas. com. al/