Prof. Nezir Kraki, Paris

Ku je nis o Albin?

Sot në botë e Evropë ka shumë ekstremizem politik e ideologjik. Në mesin e tyre janë edhe islamo-fashizmi dhe islamo-majtizmi si kombinime te ekstremeve politike te djathta dhe te majta me nje doze fetare apo solidarizuese me boten arabe (ne rreshtim automatik sidomos anti Izrael). Në Ballkan nuk kanë shumë ide për këto rryma të reja por p.sh. regjimi erdoganist sot konsiderohet si islamo-fashist.

Sinqerisht, dhe po flas hapur, s’po arrij t’i gjej lidhje logjike as parimore kësaj dashnie që Albini e shpreh për gjithë këta islamo-fashistët erdoganistë që bëjnë biznes me parajsën dhe që deri para disa javesh i gjenin arsyetime edhe prerjes se kokës së një profesori në Paris.

Nëse vazhdon kështu, VV rrezikon që nga vija kombëtaro-majtiste të kthehet në vijën islamo-majtiste. Ne këtë të dytën gjithçka ka perveç kombit dhe kombtarizmit prandaj është rrugë e rrezikshme.

Nejse, Albini e di vet çka bën por ai dhe VV ia kanë borxh opinionit një (RI)sqarim të vijës se tyre politike, programore dhe ideologjike. Kështu paushall e me thes të votave nuk bëhët politika e vërtetë. 

POR në zgjedhjet tjera, VV nuk duhet ta sjell punën që qytetarët të zgjedhin në mes hajnisë së përkohshme dhe tjetersimit te perhershem kombëtar e kulturor.

Sqarim për ata që lexojnë e s’kuptojnë:

Nuk jam as kundër Turqisë as kundër islamit as kundër Albinit (qe e kam shok) as kundër VV. Jam me të vërtetën dhe me të drejtën. Dhe mos harroni, une nuk flas kot, kështu që merreni seriozisht këtë vërejtje.

VERITAS.COM.AL