Me siguri pasi kryeministri Rama mori titulin “Kalorësi i Legjionit” Francez nga ish presidenti Holande, ka menduar se është i vetmi. Në fakt, po të os bëheshin këto ndrysime politke në qeveri, ai kurrë nuk do të pranonte afër një “Kalorës” tjetër. Por ja që sot ka hyrë në qeveri Helga Vukaj, me titullin e lartë “Kavalier i Paqes”.
Nga dita e hënë, Shqipëria do të ketë në krye të financave të shtetit një femër, e propozuar nga Partia Demokratike në bazë të paktit Rama- Basha.
Postin e Arben Ahmetaj do ta zërë Helga Vuka, një juriste me një karrierë të gjatë në administratën e lartë shtetërore.
Eksperienca e Helga Vukës është e gjatë, nis nga Presidenca si juriste, në drejtorinë juridike të Ministrisë së Brendshme e deri tek drejtimi i Kontrollit të Lartë të shtetit.
Helga Vuka është shpallur nga Unioni për Paqe në Botë, në Assisi të Italisë, me titullin “Kavalier i Paqes”, në korrik të vitit 2010.
Po në këtë vit, ajo është shpallur gjithashtu edhe si Gruaja e Vitit, nga po e njëjta organizatë në Itali.
/Veritas.com.al/