Qeveria gjermane ka refuzuar dekorimin me medalje ose mirënjohje për dy policët italian që vranë në Milano, Anis Amri, sulmuesin e një merkatë krishtlindjesh në Berlin. Arsyeja pse u refuzua dekorata është sepse në llogarinë e tyre të mediave sociale shfaqen piktura pro- Musolin.

Disa ditë pas terrorit në merkatin e Krishtlindjeve në Berlin, ku u vranë 12 persona dhe u plagosen 5o të tjerë, emigranti tunizian që kreu aktin, Anis Amri u gjet i vrarë në Itali. Policët që qëlluan tunizianin, Cristian Movio dhe Luca Scatà, u konsideruan heronj nga qeveria gjermane dhe u dekoruan me medalje deri në momentin kur mediat e tyre sociale on-line zbuluan simpatinë e tyre të fortë për Musolinin- shkruan Corriere Della Sera.

Ndërsa kancelarja  Angela Merkel ka falënderuar të dy policët për veprimet në ndalimin e Amri, profilet e tyre në media sociale dhe imazhi i tyre, dalin jashtë kapacitetit të qeverisë gjermane e cila ndodhet para një ligji strikt që ndalon promovimin e fashizmit dhe të nazizmit.

Profili në Instagram i Luca Scatà, oficeri që qëlloi mbi Amri, e tregon atë të veshur në “Union Jack” dhe duke përshëndetur në stilin fashist “Roman”. Fotografia, e bërë në Nëntor 2015, është shënuar “Romë”, “Europe,” dhe “Roman Salute”.

/Veritas.com.al/