Juria ka marrë një vendim në favor të aktorit të respektuar ndërkombëtarisht Johnny Depp në padinë e tij për shpifje kundër Amber Heard pas një gjyqi gjashtë javor që tërhoqi vëmendjen e kombit.

Juria gjeti në favor të Depp të 7 pretendimet kundër Heard, duke përfshirë se ajo veproi me “ligësi aktuale” në shpifjen e saj kundër Depp. Kjo do të thotë që Heard e dinte se ajo po përhapte gënjeshtra të rreme për Depp kur ajo i bëri ato. Juria i dha një total prej 15 milionë dollarësh Depp.
Depp e paditi Heardin duke pretenduar për shpifje dhe duke kërkuar 50 milionë dollarë për një artikull të vitit 2018, që Heard shkroi për The Washington Post, ku ajo pretendoi se ishte viktimë e abuzimit në familje dhe e përshkroi veten si një “figurë publike që përfaqëson abuzimin në familje”, raportoi CNN.

Ndërsa aktori i Pirates of the Caribbean nuk u përmend në artikull, Depp dhe avokatët e tij pretendojnë se artikulli – të cilin ata e përshkruajnë se përmban informacione të rreme dhe shpifëse – i kushtoi atij role fitimprurëse aktrimi. Heard u kundërpërgjigj për 100 milionë dollarë, duke pretenduar se deklaratat e bëra nga avokati i Depp dëmtuan perspektivat e saj për karrierë. Të dy u takuan në vitin 2009 dhe u martuan nga 2015-2016.

Juria gjeti në favor dy nga pretendimet e Amber Heard se Depp ose agjentët e tij shpifën Heardin. Ajo u shpërblye me 2 milionë dollarë nga juria.

Qindra mijëra shikues e ndoqën gjyqin drejtpërdrejt përmes YouTube dhe Twitch, me kombin që u nda ashpër nëse do t’i besonte Heard-it apo grumbujve të provave të ofruara nga Depp dhe avokatët e tij. Miliona njerëz u akorduan sot për të parë verdiktin.

Ekspertët ligjorë kanë vënë në dukje shpesh se është shumë e vështirë të fitosh një padi për shpifje në Shtetet e Bashkuara, pasi paditësi duhet të provojë se i pandehuri jo vetëm ka publikuar informacion të rremë ose të dëmshëm, por e ka bërë këtë me njohuri paraprake se informacioni ishte i rremë, dhe me synimi për të dëmtuar reputacionin e të pandehurit, diçka që gjykatat e quajnë “keqdashje aktuale”.